E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha-Berishës: Koha jote ka mbaruar, je kthyer në tub oksigjeni për regjimin e Ramës

Pak orë nga takimi i Sali Berishës me të rinjtë e FRPD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar për mediat se koha e ish-kryeministrit ka mbaruar.

 

Reklamë

Para se të hynte në selinë blu, lideri demokrat u shpreh se Berisha është kthyer në një “tub oksigjeni që mban në jetë regjimin e Edi Ramës”, për të cilin ai tha se duhet ta ndërpresë.

 

“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës. Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës.  Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ia këpus edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës”, tha Basha.

Më shumë video

Reklamë