Politikë
Basha-Berishës: I keqardhur sa poshtë ke rënë, po riciklon akuzat e Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur Sali Berishës, i cili e akuzoi pak më herët për dy dosje të rënda, “Muzin” dhe “Toyata Yaris.
Reklamë
Sipas kryedemokratit, Sali Berisha po riciklon akuzat e Edi Ramës, ndërsa shkruan se asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale.
Reklamë
Për Bashën, PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA.
“I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale”, shkruan ai.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




