E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Video · Politikë

Basha bën thirrje për bashkim; Kreu demokrat pranon së PD ndodhet para sfidave të mëdha

Nga Shkodra, Lulzim Basha vendosi të thyejë heshtjen politike, duke bërë  thirrje për bashkim të demokratëve.

 

Reklamë

“Koha që po përjeton kjo forcë politike nuk është e mirë dhe është momenti të ngrihen mburojat e bashkimit përballë instrumenteve të përçarjes dhe urrejtjes”, tha  kreu i PD.

 

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

Përballë bashkimit qëndron ndasia… është reflektim edhe për ata që janë vendimmarrës. të bashkohemi për ta çuar Shqipërinë përpara. Vij para jush me vetëdijen se PD ka sfida të mëdha para, por ajo është produkti i dashurisë për kombin.

 

Deklaratën Basha e bëri gjatë nderimit të dy figurave të klerit, Dom Mikel Koliqi dhe Hafiz Sabri Koçi në qytetin e Shkodrës nga “Lëvizja Studentët e Dhjetorit 1990” me titullin “Lis i Artë i Kombit”.

 

Nderimi i tyre erdhi në këtë nëntor, muaj në të cilin nga Shkodra nisi rihapja e kishave dhe xhamive në 4, 11 dhe 16 nëntor 1990 pas afro 23 vitesh ateizëm që sistemi komunist mbolli në këtë vend.

 

Më shumë video

Reklamë