E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 17 minuta më parë
Video · Politikë

Basha: Barbarizëm tek Unaza e Re, skema e tenderimit korruptive

Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se prishja e banesave të banorëve të Unazës së Re është një vepër barbare.

 

Në një deklaratë për mediat, Basha akuzoi më tej kryeministrin Rama se po vjedh hapur përmes projektit të “Unazës së Madhe”.

 

Reklamë

Siaps Bashës, e gjithë skema e prokurimit dhe tenderimit të projektit është korruptive.

 

“Afera e unazës së madhe është vjedhje e hapur direkte nga Rama. Gjithçka është negociuar nga Rama. Vjedhja përbëhet nga dy komponentë: rrëmbimi i taksave dhe rrëmbimi i pronave të afro 1000 familje, 317 shtëpitë e të cilave do të prishen në kundërshtim me ligjin.”

 

Kreu i PD deklaroi më tej se Unaza po u kushton qytetarëve 2 mijë euro për një centimetër rrugë.

 

Ai e paralajëmroi kryeministrin se nuk do të shpëtojë pa u lagur nga kjo vjedhje që po bën.

 

Kreu i PD theksoi se prishja e banesave pa dëmshpërblim është shkelje e Kushtetutës.

 

 

Më shumë video

Reklamë