E diel, 4 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 04:15 Në vijim ora 04:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Ata që dje shaheshin me libër shtëpie, sot bëjnë pazar të ndyrë me Amnistinë Penale

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar Pazar të pastër Amnistinë Penale, ku sipas tij Rithemelimit i intereson t’i njihet  etiketa false, ndërsa qeveria amniston zyrtarët e korruptuar.

Sipas tij ky Pazar bëhet duke gënjyer shqiptarët nga dy palë që deri para dy javësh shaheshin me libër shtëpie.

“Prej 3 muajsh amnistia nga e cila do të përfitojnë një numër qytetarësh për vepra që nuk kanë lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar u bajt peng për tre muaj. PD kishte dy kushte, mos përfitonte asnjë i korruptuar, dhe të përfitonin të gjithë protestuesit pa dallim dhe pa kufizim. Normalisht nëse do vinte sot ky propozim do të kishte votat e PD. Por nuk është ky propozimi që vjen sot para qytetarëve.  Është qesharak në dhimbje për të keqpërdorur festat fetare dhe deri në mallëngjim të fejesave dhe dashnive të reja të atyre që deri para dy javësh shaheshin me libër shtëpie. Sot është fare e qartë për këdo që merr mundimin të shohë dhe të kuptojë dy fakte, e para në këtë propozim ka një sërë veprash penale që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve, tendera, zgjedhore, të cilët nuk përjashtohen nga përfitimet e kësaj amnistie. Këto nuk janë imagjinatë, janë fakte të publikuara nga PD dhe të raportuara nga media jashtë kontrollit të qeverisë apo pazarxhinjve afër qeverisë. Këto vepra penale nuk mund të përfitojnë amnisti. Gënjeshtra e dytë ka të bëjë me protestuesit, se shumica e protestuesve ndiqen për kundërshtim të forcave të policisë në bashkëpunim, një vepër penale që e parashikon dënim deri në dy vjet, dhe ata janë jashtë kësaj amnistie. Këto fakte tregojnë se çfarë loje dhe pazari i ndyrë po propozohet. Njëra palë ka hallin t’i njihet etiketa falso, pala tjetër ka hallin e numrit në rritje të zyrtarëve të korruptuar”, tha Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë