E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Arrestimet, hakmarrje e Ramës

Me ane te një postimi ne facebook, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dënuar ashpër arrestimet e ndodhura ne Kukës pas protestës ne autostrade.

 

“Veprimet e prokurorisë dhe të policisë janë të urdhëruara politikisht nga Edi Rama. Arrestimet nuk janë bërë për drejtësi, por për t’u hakmarrë, për të frikësuar dhe shantazhuar popullsinë e Kukësit dhe të Kosovës,” – shkruan Basha ne facebook.

 

Reklamë

Duke ripërsëritur kërkesën qe tarifa e rrugës se Kombit te hiqet, Basha kërkon lirimin e te arrestuarve dhe dënimin e dhunuesve te tyre. Lideri i opozitës siguron se Partia Demokratike mbështet qytetarët dhe të drejtat e tyre dhe do jetë me ta në çdo moment.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë