Subscribe

 

“Sot, është dita që Saimir Tahiri të arrestohet dhe procesi gjyqësor ndaj tij të nisë pa vonesë.”

 

Herët ne mëngjes Lulzim Basha ka dale para medias per te kërkuar kokën e Sajmir Tahirit. Kjo nuk është nje deklarate qe behet per here te pare nga selia e PD, pasi siç vete Basha e theksoi, janë 1400 deklarata qe opozita ka bere per lidhjet e ish-ministrit te brendshëm me krimin dhe ne mënyre specifike me Habilajt.

 

“Prej 24 orësh, në emër të opozitës dhe besoj gjithë shqiptarëve të ndershëm i kam bërë pyetjen; çfarë do të thuash tani që Moisi Habilaj ndodhet në pranga dhe i akuzuar si kreu i një prej bandave kryesore të narkotrafikut.”

 

Sipas Bashes faktori ndërkombëtar prej vitesh i ka vënë kryeministrit në dispozicion materiale të pakundërshtueshme që faktojnë rolin e Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm, në trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, duke paralajmëruar zhvillime te rëndësishme ne orët ne vijim.

 

“Ne e dimë se është çështje orësh apo ditësh, para se të bëhen publike, faktet e vëna në dispozicion autoriteteve shqiptare për lidhjen e Saimir Tahirit dhe për përgjegjësinë e tij direkte për mbrojtjen dhe promovimin e trafikut të drogës përmes bandës Habilaj. Ne e dimë se prej kohësh ato janë në dispozicion të Edi Ramës. Pyetja që sot shtroj në emër të opozitës dhe në emër të çdo shqiptari të djathtë apo të majtë, është se çfarë pret Edi Rama ti vërë prangat, ta arrestojë e ta ekstradojë, në mos ta gjykojë këtu në Shqipëri, Saimir Tahirin, si një ndër kapitenët kryesorë të trafikut të drogës në 4 vitet e kaluara?”

 

Por sipas liderit te opozitës ka vetëm nje arsye pse kryeministri i ka ofruar mbrojtje ish-ministrit te brendshëm.

 

“Edi Rama e ka bërë këtë me vetëdije të plotë, sepse paratë e drogës dhe muskuli kriminal I bandave, është përdorur nga Edi Rama bashkë me Saimir Tahirin gjatë zgjedhjeve të 2015-ës dhe në veçanti në zgjedhjet e 2017-ës.”

 

Sipas Bashes pas kësaj ngjarje e gjithë europa ka përpara faktet qe provojnë akuzat e ngritura nga opozita per lidhje te qeverise me bandat e drogës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *