Subscribe

Pak ore pas reagimit të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ka reaguar lideri i opozitës Lulzim Basha. Pas takimit me ministrin e Jashtem cek, Basha ka artikuluar një sugjerim për partneret nderkombëtarë.

 

“Nuk iu kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike por iu kërkoj të jenë palë me vlerat për të cilat ata qëndrojnë, vendet e tyre qëndrojnë; vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira e të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, të luftës kundër shit-blerjes së votës, problem të cilat i shprehu qartë edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit para disa ditësh.

 

Pak orë para tubimit para selisë së kryeministrisë Basha ka theksuar se shqiptarët e kanë kuptuar se protesta është e vetmja rrugë drejt fitores duke sjellë shembullin e protestës se studentëve, për mborjtjen e teatrit dhe protestën e banorëve te zonës së Astirit.

 

 “Këtë do të tregojë edhe protesta e së nesërmes për të cilën kam bindjen dhe informacionin se do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha, një nga bashkimet më të mëdha të qytetarëve për të ndalur të keqen dhe për të hapur derën e mbyllur të europës. Bashkë do ta hapim dhe duke hapur këtë derë përmes vlerave europiane do të kthejmë mundësitë dhe shanset për liri për mirëqënie dhe zhvillim për cdo shqiptar.”

 

Opozita u ka bere thirrje qytetareve te bashkohen ne protesten e 16 marsit, kur mbushen nje muaj nga tubimi i pare para kryeministrise e djegia e mandateve. Demokratet kane shperndare edhe nje spot ku I ftojne shqiptaret te behen pjese e nje proteste per ndryshim; nderkohe qe mesohet se tubimi do te jete si 16 shkurti pa fjalime politikanesh e ku do te flasin vetem qytetaret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *