Sali Berisha deklaroi sot se ka vetëm një Parti Demokratike, dhe ajo u përket anëtarëve të saj.

 

Një orë pasi PD dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për t’u regjistruar me emrin e Lulzim Bashës si kryetar të saj, Berisha akuzoi Bashën dhe Alibeajn, si pengje të kryeministrit.

 

SALI BERISHA

 

KRYETAR I PD

 

“Ekziston fraksioni i pengjeve të edi ramës që përbëhet nga dy persona: Lul brava dhe Alibasha, kaq. PD është një dhe vetëm një. Është ajo e anëtarësisë që ka mbështetjen masive nga qytetarët shqiptarë. Është ajo e cila ka vendimin e gjykatës të faktit për regjistrimin dhe nuk mund të goditet me asnjë mjet tjetër. Do jenë të mjerë ata që do të vazhdojnë si don kishotër betejën me këtë forcë që ka për energji frymëzimin lirinë.”

 

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha theksoi se Partia Demokratike është e vendosur të përballet me mazhorancën socialiste, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apelit.

 

SALI BERISHA

 

KRYETAR I PD

 

“PD nëpërmjet forumeve të saj u dha përgjigjen më të vendosur dhe më shkatërrimtare projekteve të Edi Ramës të asistuar në kundërshti flagrante me çdo normë kombëtare dhe ndërkombëtare nga guvernatorja Yuri Kim për qëllime personale që synonin largimin e PD nga zgjedhjet me moton e përbashkët: Edi Rama, McGonigal, McGonigal me fustan për shkatërrimin e kësaj partie.”

 

Berisha u bëri thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, të bashkohen e të punojnë për fitoren, në zgjedhjet e 14 majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *