Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
08 June 2026
Vizion fokus

35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protestë në Shkodër

Irani ngre alarmin për Libanin jugor: Nëse sulmet vazhdojnë,...

Përshkallëzimi i konfliktit me Iranin, Netanyahu mbledh sot Kabinetin...

Tabaku: Protesta kundër sistemit

Vrau 27-vjeçarin në Kamëz, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve...

PD “plotëson” kërkesat e protestuesve, opozita i drejtohet Kuvendit...

Sulm me thikë në stacionin e trenit në New...

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Forcat politike...

Xi Jinping në Korenë e Veriut pas 7 vitesh,...

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme! Irani sulmon me...

Basha akuzon Ramën: Je pjesë e përpjekjes për puç brenda PD-së

11 Nëntor 15:10

Kryetari I PD Lulzim Basha ka akuzuar paraardhësin e tij Sali Berishën se nuk arriti të mbedhë rreth vetes as 25% të delegatëve të kuvendit kombëtar.

 

Një ditë pasi Berisha vendosi ti dorëzojë firmat në zyrën e kreut të këshillit kombëtar Edi Paloka, Basha deklaroi se Berisha nuk ka respektuar asnjë parashikim statusor, thjesht për faktin se nuk ka arritur të bindë demokratët.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Zoti Berisha ka qenë për një kohë shumë të gjatë kryetar i Partisë Demokratike, e di shumë mirë statutin, rregullat e partisë. E di se si vihen në lëvizje mekanizmat për thirrjen e Kuvendit. Jam thellësisht i zhgënjyer nga tallja që ka bërë me demokratët dje duke fshehur blofin e tij dhe  mungesën e firmave për ¼ e anëtarëve të Kuvendit që do të vinin në lëvizje mekanizmin për thirrjen e Kuvendit. Nëse do ti kishte mbledhur do kishte dorëzuar sipas statutit që të nisnin procedurën statutore që ai e njeh shumë mirë. Dhe fakti që ai se ka bërë, çdo demokrat e kupton pse s’e ka bërë sepse  e gjitha ka qenë një blof. Dhe atë që e nisi si betejë gjoja për demokratizimin e Partisë Demokratike  përfundoi si betejë për hallet e tij personale dhe për pushtetin e tij personal.”

 

Në një qëndrim të ri Basha ka deklaruar se kuvendi do të mblidhet gjithnjë në respekt të statutit.

 

“Kuvend Kombëtar sa herë të jetë i nevojshëm jam i gatshëm ta thërras unë, sa herë të jetë i nevojshëm jam i gatshëm të thërras Kuvend për demokratët dhe Kuvend të demokratëve. Dua ta hedh poshtë gënjeshtrën se PD dhe kryetari i saj nuk duan Kuvend. Jo. Ajo që kam thënë këtu dhe kudo tjetër është se Kuvend dhe institucion i PD nuk do të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane dhe Partia Demokratike nuk do të kthehet në bunker për hallet as të Sali Berishës të dhe askujt tjetër.”

 

Basha ka sulmuar ashpër Sali Berishën se po bashkëpunon me Edi Ramën për të dëmtuar partinë.

 

“Kemi të dhëna që regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda Partisë Demokratike.”

 

Basha I ka drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë Sali Berishës.

 

 “ Kam vetëm një thirrje dhe një ftesë Sali Berishës.Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore ashtu siç i di fare mirë rregullat e kësaj partie se ke qenë kryetar i kësaj partie. Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën! Partia Demokratike  do bëjë gjithçka nën lidershipin e zgjedhur që kundërshtarin e vetëm të Shqipërisë dhe armikun e vërtetë të përditshmërisë së shqiptarëve, Edi Ramën”

 

Mbrëmjen e së mërkurës mbështetësit e Berishës vendosën ti dorëzonin firmat e 4200 delegatëve të kuvendi në zyrën e Edi Palokës, I cili është rreshtuar në krah të liderit historik të PD. Si pasojë e këtij vendimi sekretari I përgjithshëm deklaroi se PD nuk mund të mbyllet në kasafortë e nuk ka kuvend pa verifikim të firmave.

 

Vetëm në mbrëmje vonë Sali Berisha sqaroi se cilido anëtar I partisë mund ti shohë firmat duke premtuar transparencë.

 

Statute I partisë demokratike I njeh të drejtën delegatëve të mbledhin vete kuvendi, por nuk ka asnjë parashikim për procedurë që ndiqet në këtë rast, për më tepër nuk ka as precedentë, dhe të palët po shfrytëzuar boshllëkun ligjor për të mbrojtur pozicionet e veta.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Basha PD PUÇ

Nga e njëjta kategori

35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protestë në Shkodër

më shumë...

Moti i keq, bllokohet qarkullimi në aksin Maliq-Gramsh

më shumë...

Tabaku: Protesta kundër sistemit

më shumë...

Detaje nga ekzekutimi në Kamëz/ 10 gëzhoja në vendngjarje! Viktima u qëllua me plumb në kokë, autori tentoi të vrasë edhe shokun tjetër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

5:26

35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protestë...

5:18

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:54

Irani ngre alarmin për Libanin jugor: Nëse...

4:34

Moti i keq, bllokohet qarkullimi në aksin...

4:09

Përshkallëzimi i konfliktit me Iranin, Netanyahu mbledh...

4:00

Tabaku: Protesta kundër sistemit

3:50

Detaje nga ekzekutimi në Kamëz/ 10 gëzhoja...

3:21

PS-PD: “OK” amnistisë në parim, 380 të...

3:08

Vrau 27-vjeçarin në Kamëz, policia kërkon bashkëpunimin...

3:05

“Sara, Romiri dhe Iliri nuk meritojnë finalen”/...

3:05

BE: Mbroni këngën e shpendëve! Humbja e...

2:47

PD “plotëson” kërkesat e protestuesve, opozita i...

2:42

BE përshendet zgjedhjet në Kosovë: Liderët politikë...

2:41

Të shtëna me armë zjarri Velipojë, dy...

2:38

Genc Ruli dëshmon për “Partizanin”, ish-ministri i...

2:11

Shpërndante kokainë dhe drejtonte automjetin i dehur,...

1:44

Sherri në kalçeto! Ky është 39 vjeçari...

1:43

Gogu prezanton amnistinë në Komisionin e Ligjeve:...

12:30

Arrestohet një person në Korçë, dyshohej se...

12:30

Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi me...

Më të klikuarat

  • Sherri në kalçeto! Ky është 39 vjeçari që vrau shokun, polic...
  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën te Trauma i ri...
  • Vrasja në Kamëz, identifikohet autori
  • “Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.