E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha akuza Ramës për sjelljen ndaj minatorëve

Lulzim Basha deklaron se opozita është evendosur per largimin e qeverisë që sipas tij është e marre peng nga krimi.Beteja e demokrateve, tha ai, nuk eshte vetem kunder familjes mafioze ne krye te Ministrise se Brendshme por kunder te gjithe atyre qe kane tradhetuar interesat e shqiptareve. Kryetari i Partise Demokratike i artikuloi akuzat pasi vizitoi minatorin e plagosur ne spitalin e Traumes.

Duke u ndalur te aksidentet e renda qe kane ndodhur gjate viteve te fundit ne thellesite e galerive te minieres se Bulqizes lideri i opozites beri pergjegjese qeverine.

 

“Shtatë minatorë kanë humbur jetën në pak muaj në minieren e Bulqizës. Kjo qeveri nuk përfaqëson interest e qytetareve por të mafies së kromit dhe të Edi Ramës”

Reklamë

 

Sipas Kreut te partise demokratike shqiptaret kane humbur tashme  cdo shprese se situata ne Shqiperi mund te ndryshoje nen qeverisjen e Edi Rames.

Më shumë video

Reklamë