Lideri i opozites Basha ka dale para medias heret ne mengjes per te komentuar vendimin e grupeve parlamentare ne Gjermani per çeljen e negociatave.

 

Kreu i PD u kujdes te theksoje se opozita ka lobuar pro nises se bisedimeve per anetaresimin e Shqiperise, por ka theksuar pergjegjesine e kryeministrit Rama per kushtet e shtuara ne rrugen e integrimit.

 

 

LULZIM BASHA

 

KRYETAR I PD

 

 

Vendimi për moshapjen e negociatave deri në plotësimin e 9 kushteve dhe zgjidhjes së krizës politike është shumë më i mirë, se ai alternative, që do të ishte një JO dhe mbyllja e dyerve të Europës. Ai shtron para nesh përgjëgjsi të jashtëzakonshme, por po përballemi me dy sjellje. Kemi një përgjegjës si Edi Rama, për këtë gjendje që nuk e sheh elefantin në dhomë, nuk sheh malin e problemeve, duartroket dhe hap shampanjë.

 

 

Nje prej kushteve kryesore qe ka vendosur Gjermania per hapjen e negociatave eshte reforma zgjedhore, e lideri i opozites ka perseritur vullnetin e opozites per te realizuar kete reforme.

 

 

Pervec bashkepunimit per reformen zgjedhore, verdikti me 9 pika i CDU-CSU per hapjen e negociatave pati nje tjeter ndikim te dukshem ne artikulimin politik te liderit te opozites. Lulzim Basha nuk e permendi me sloganin “Rama ik” si kusht per zgjidhjen e krizes politike.

 

 

Ashtu siç e kam bërë të qartë edhe herën e fundit që kemi diskutuar për këtë çështje, as unë, as Partia Demokratike, as opozita e bashkuar nuk kanë qenë pengesa për dialogun politik, për t’i dhënë fund krizës.Partia Demokratike dhe unë i kemi thënë PO propozimit të partnerëve tanë ndërkombëtarë që në datën 9 qershor. Ai që ka refuzuar propozimin për zgjidhjen e krizës, ai që ka refuzuar angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës, është Edi Rama, sepse, donte të kapte pushtetin lokal me një proces monist, antikushtetues.

 

 

Basha theksoi se opozita eshte e gatshme te beje perpjekjet e saj per daljen e vendit nga kriza dhe ketij qellimi do ti sherbeje edhe paketa kombetare qe PD po harton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *