E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Basha: 1-7 vjet burg për shitblerjen e votës

Përpara seancës se jashtëzakonshme, kryetari i Partisë Demokratike mblodhi ministrat teknike te propozuar nga opozita. Për afro dy ore, ata mësohet se kane qëndruar ne zyrën e Lulzim Bashes. Me herët, lideri i opozitës mblodhi grupin parlamentar, te cilët i ka njohur me detajet e marrëveshjes se 18 majit mes tij e kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur veçanërisht ne pikat qe lidhen me garantimin e votës.

 

Basha beri te qarte se shitblerja e votës do te dënohet me 1 deri ne 7 vjet burg. Dënim i ashpër parashikohet edhe per punonjësit e policisë qe do shpërdorojnë detyrën, duke ndikuar ne favor te njërës parti. Sipas kryedemokratit, nuk do te lejohet përdorimi i mjeteve publike dhe burimeve financiare te administratës ne funksion te fushatës.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë