E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Bartomeu: Messi përjetë tek Barcelona, gati rinovimi

Presidenti i klubit të Barcelonës, Josep Bartomeu ka deklaruar se përpara se të mbarojë mandatin e tij dëshiron që të rinovojë me yllin argjentinas Leo Messi.

 

Në një intervistë të dhënë për TVE, Bartomeu theksoi se Leo do të qëndrojë përjetësisht tek Barça ashtu si Pele tek Santos.

 

Reklamë

Ai u shpreh I bindur se Messi nuk do të largohet nga blaugranët edhe nëse klubi I vendos një klauzolë prej 1 euro.

 

“Përpara se të përfundoj mandati im, në 2021, si presidentit i Barcelonës, dua të lë trashëgimi rinovimin e Messit. Leo do të qëndrojë këtu përjetësisht, ai është i lidhur me Barçën si Pele me Santos. Besoj se ai nuk do të largohet nga këtu edhe nëse i vendosim një klauzolë largimi prej 1 euro. Messi është Barcelona”

Vazhdo të lexosh

Reklamë