E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Barka me refugjatë e fëmijë sulmohet nga njerëz të maskuar në brigjet greke

Një barkë me 49 persona është sulmuar në det të hapur në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë këtë të dielë.

Mjeti detar që transportonte refugjatë nga Lindja e Mesme u qëllua dy herë nga një skaf me njerëz që kishin veshur një maske të zezë.

Reklamë

Ngjarja e rëndë ndodhi afër ishullit Lesbos në Greqi.

Motori I barkës u prish nga ky sulm dhe emigrantet u gjenden ne vështirë në det të hapur.

18 nga refugjatët ishin fëmijë.

Sipas informacionit të dhënë nga mediat greke, refugjatët kanë përdorur duart dhe mjete të rastit si rrema për ta shtyre barken drejt bregut.

Autoritetet greke kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të lejojnë me futjen e refugjatëve nga pjesa detare e Turqisë.

Agresiv së fundmi kanë qënë edhe banorët e ishujve grek të cilët nuk duan që të mirëpresin më emigrantet në tokat ku banojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë