E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Bota

Bari, kapet gomonia me hashash

Një tjetër gomone e mbushur me kanabis, që dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria është kapur ne brigjet italiane.

 

Operacioni i Guarda Di Finanza u finalizua me bllokimin e mjetit lundrues, ndërsa u arrestua skafisti. Ne pranga ra një 26 vjeç italian, i cili u përpoq t’i shpëtonte policisë.

 

Reklamë

Mjeti lundrues me lëndë narkotike u pikas nga forcat e Gurdia Di Finanza.

 

Pas kapjes dhe kontrollit të detajuar të gomones, policia  gjeti të fshehura rreth 262 kilogram kanabis.

 

Mediat italian theksojnë se gomonia me drogë ka ardhur nga Shqipëria dhe nëse do hidhej në treg do kapte vlerën e 3 milionë eurove.

 

Policia italiane vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve të tjerë të përfshire ne rrjetin e trafikut te drogës.

 

Më shumë video

Reklamë