Subscribe

Nga sot baret dhe restorantet do t’u shërbejnë klientëve edhe në ambientet e tyre të brendshme, por duke respektuar protokollin e sigurisë dhe distancën 2 metër.

Në ditën e parë të hapjes, menaxherët po mundohen të respektojnë rregullat e vendosura nga autoritetet shëndetësore.

“Ne po mundohemi që sot e në vazhdimsi duke mbajtur distancat, duke vënë tavolinat dy metër larg nga njera-tjetra, duke përdorur pjesën e alkoolit për dezinfektimin e duarve, edhe stafi ka marrë masat qe të jenë me maska.”

Edhe fast food-et kanë nisur shërbimin në ambientet e  brendshme.

“I kemi respektuar distancat për tavolinat, shpresojmë që maskat t’i marrim dhe distancat t’i respektojnë.”

Në protokoll është përcaktuar që nëse një punonjës rezulton pozitiv me Covid-19, biznesi do të mbyllet. Por pronarët e bizneseve thonë se I kanë marrë masat paraprake.

“Ne përditë mundohemi për te mbrojtur biznesin, e pyesim stafin, u masim temepraturën nëse kanë shqetësime, që tu japim mundësinë të shkojnë ën shpi ose në spital qe të jenë te mbrojtur pjesa tjetër e stafit ose edhe klientët. Cdo ditë kur punëtorët vijnë në punë u mater temepratura. Nuk i pranojmë në pune po të jenë më temperaturë, kollë ose të kenë shenja gripi.”

Baret me vetë shërbim nuk do të lejohen të punojnë normalisht, por do të ketë staf të dedikuar për klientët, ndërsa është rekomanduar ajrosja disa here  në ditë e ambienteve dhe pastrimi i herëpashershëm.

Pas afër 7 muajsh në pandemi këto biznese po përpiqen t’i rikthehen normalitetit. Përveç bareve e restoranteve edhe pishinat e mbyllura do t’i rikthejnë shërbimin qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *