Subscribe

Platforma antikorrupsion e opozitës eshte cilesuar gjate diteve te fundit si aksion komunist apo si nje nisem qe cenon biznesin e tremb investitorët. Por demokratet i hedhin poshtë keto akuza duke sqaruar se amendimi i ligjit anti mafia eshte përgjigja e vetme per nje situate alarmante korrupsioni ne koncesione e tendera.

 

Të kërkosh që paratë që një zyrtar i korruptuar ka abuzuar duke ia kaluar klientëve për qëllime korruptive, t’ia kthesh atë qytetarit ky nuk është as tatim i jashtëzakonshëm dhe as luftë ndaj biznesit. Përkundrazi është një nga ato masa që garanton në mënyrë të plotë biznesin e ndjeshëm.

 

Bardhi sqaron pse opozita kërkon te shtoje biznesin dhe zyrtaret e shtetit ne nje ligj te ndërtuar per krimin e organizuar.

 

Ne nuk vëmë barazi midis krimit dhe biznesit, vëmë barazi midis krimit dhe krimit. Sepse abuzimi me paratë e shqiptarëve dhe me pronat publike është krim.

 

Per demokratet dënimi penal nuk mjafton per ata qe abuzojnë me fondet publike

 

Duhet të keni parasysh që sa kohë bëhet fjalë për pasuritë e qytetarëve shqiptarë nuk do të mjaftonte vetëm ndëshkimi i zyrtarit të korruptuar që ka sjellë këtë dëm për buxhetin e shtetit dhe për pasurinë publike por do të duhet edhe që cdo para e abuzuar apo cdo pronë publike e kaluar në mënyrë të paligjshme tek private ti kthehet qytetarëve dhe shtetit

 

Opozita deklaroi pak dite me pare se abuzimi I qeverise me tenderat e koncesionet gjate 5 viteve eshte 2.2 miliardë euro duke argumentuar kështu nevojën per nje platforme anti korrupsion.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *