E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 35 minuta më parë
Video · Politikë

Bardhi: Shkarkoni kryebashkiakun e Matit, i dënuar për armëmbajtje

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të enjte një tjetër kryebashkiak socialist.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzoi kreun e Bashkisë së Matit, Agron Malaj se preket nga ligji i dekriminalizimit.

 

Reklamë

Sipas numrit dy të selisë blu, ai është dënuar për armbëmbajtje pa leje dhe për këtë arsye nuk e gëzon dot postin publik.

 

“Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik. Ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje, dhe sipas ligjit për dekriminalizimin, i ndalohet kandidimi përjetë në një funksion publik.”

 

Gazment Bardhi kërkoi që Prokuroria e Përgjithshme të nisë hetim për Agron Malajn, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i heqë menjëherë mandatin e kryebashkiakut.

 

“Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të veprojë pa asnjë vonesë me administrimin zyrtar të vendimit të Gjykatës së Matit dhe për heqjen e menjëhershme të mandatit për Kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj.”

 

Agron Malaj është kryebashkiaku i pestë që PD e akuzon se preket nga ligji i dekriminalizimit dhe kërkon hetim.

 

Më herët, demokratët kanë denoncuar Valdrin Pjetrin e Shkodrës, Agim Kajmakun e Vorës, Mark Babanin e Vaut të Dejës dhe Qerim Ismailajn e Mallakastrës.

 

Që të pestë ata, sipas PD, rezultojnë të dënuar në shtetet fqinje.

 

Më shumë video

Reklamë