Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e sheh si të dështuar reformën territoriale në vend. Sipas tij, një “feed-back” të tillë e ka marrë nga takimet me qytetarët. Së fundmi numri dy i PD është takuar edhe demokratët në Berat, të cilët i kanë ndarë të njëjtin shqetësim.

 

“Pothuajse në çdo takim, nga veriu në jugun e Shqipërisë, dështimi i reformës territoriale është një nga shqetësimet kryesore që ndaj me demokratët. Ata sjellin e zërin e banorëve, të cilët kërkojnë të kenë më pranë qendrën administrative, si dhe të kenë dikë me pushtet të plotë për të zgjidhur problemet e tyre.”

 

Për këtë arsye, Bardhi bëri thirrje që të ndryshohet qeveria. Duke “thumbuar” edhe kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla që u kap duke pirë drogë, demokrati tha se vendi ka nevojë për politikanë që mendojnë për qytetarët

 

“Për të ndryshuar për mirë jetën në Berat, Urë Vajgurore, Poliçan, Skrapar dhe Kuçovë duhet të ndryshojmë qeverinë! Të sigurojmë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale për të zgjedhur dinjitozë, që nuk mbushin hundët dhe trurin me kokainë, nuk vjedhin, nuk shpërdorojnë, por u shërbejnë qytetarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *