Pasi Kuvendi rrëzoi dy kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, si dhe nuk miratoi as ndryshimet për Reformën Zgjedhore, ka ardhur një reagim nga Gazment Bardhi.

 

Në një dalje për mediat, Bardhi tha se Rama ka marrë peng Reformën Zgjedhore si dhe komisionet hetimore, që sipas tij  përbëjnë aktin më të rëndë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri.

 

Bardhi shtoi se çdo hapësirë institucionale në Kuvend për opozitën po mbyllet.

 

Nervozizmi i Edi Ramës për unifikimim e qëndrimit të Shqipërisë me atë të Kosovës, nuk u shfaq vetëm me mungesën e tij skandaloze në votimin për Rezolutën për dënimin e Serbisë, por edhe nga sjellja e paprecedentë e Kryetares së Kuvendit në fund të seancës së sotme të posaçme.

 

Marrja peng nga Edi Rama e Reformës Zgjedhore dhe rrëzimi i Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita, si dhe ndërhyrja në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit e Kryetares së Kuvendit në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD, përbën aktin më të pashembullt në historinë e pluralizmit politik që mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën në Parlament”, tha Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *