E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bardhi: Rama bën propagandë me jetën e shqiptarëve, duhet të largohet

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi kryeministri Edi Rama ka gënjyer për vaksinat.

 

Përmes një videoje të shpërndarë në “Facebook”, ai tha se shefi i qeverisë kishte premtuar më shumë doza vaksinash, seç kemi momentalisht.

 

Reklamë

Sipas tij, kryeministri duhet të largohet sepse bën propagandë me jetën e qytetarëve.

 

“Kjo është gënjeshtra e radhës e Edi Ramës. Ndryshe nga sa kishte premtuar, në Shqipëri kanë ardhur vetëm 9.165 doza ???? Teksa Rama bën propagandë me një grusht vaksinash, pandemia ka dalë jashtë kontrollit. Shifrat e të infektuarve dhe e jetëve të humbura janë rritur në mënyrë dramatike. Papërgjegjshmëria e Edi Ramës e la Shqipërinë të fundit në Europë për numrin e testimeve, të fundit në Europë për mbështetjen ekonomike. Edi Rama nuk mund të bëj propagandë me jetën e shqiptarëve. Edi Rama duhet të largohet!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë