Duke kërkuar votën e banorëve të fshatit Xibrakë në Cërrik, Gazment Bardhi tha se programi elektoral i PD nuk mban gënjeshtra.

 

Drejtuesi Politik i PD në Qarkun e Elbasanit deklaroi se çdo premtim i demokratëve është i realizueshëm.

 

“Nuk ju premtojmë mrekulli asnjërit. Ne kemi bërë një skemë që ato lekë që buxheti i shtetit i nxjerr për fermerët dhe fshatarët të shkojnë realisht te fermerët dhe fshatarët pa kritere që i diskriminojnë, pa kritere që i përjashtojnë, por vetëm me bazën e një kriteri. Aq sa prodhon, aq subvencion do marrësh nga shteti, prandaj ato 100 milionë euro që ne parashikojmë çdo vit për fermerët dhe fshatarët, të shkojnë te fermerët dhe fshatarët mbi bazën e prodhimit, jo me kritere e brukoraci. Prandaj e kemi bërë planin të thjeshtë, pa gënjeshtra, pa mashtrime, por me angazhime që kërkojnë vullnet, dhe ne kemi gjithë vullnetin për ta vënë në jetë dhe për ta bërë realitet. Do të duhet që në datë 25 gjithësecili prej nesh të shkojë të votojë.”

 

Gazment Bardhi shtoi se më 25 prill, para se të shkojnë për të votuar, qytetarët duhet të bëjnë një herë llogaritë e shtëpisë së tyre dhe jo të Edi Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *