Përplasja me armë zjarri, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën katër të tjerë ka ashpërsuar retorikën dhe tonet mes kampeve poltike. Sekretari i Përgjthshëm i PD, Gazment Bardhi akuzoi socialistët se bashkëpunojnë me grupet kriminale me qëllim mbajtjen e pushtetit.

“Makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenontëve të krimti të organizuar dhe vendngjarjen e shikoni vetë. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vetëm elektoral i Taulant Ballës në qytetin e Elbasanit.”

Por, për drejtuesin politik të PS në këtë qark, Taulant Balla është PD së bashku me presidentin Ilir Meta që po nxisin përshkallëzimin e dhunës.

“Sot kanë ardhur ne Elbasan furgona prej ku grupe paramilitare, njerez te armatosur nga qytete te tjera kane zbritur dhe kane terrorizuar qytetare elbasanas per qametet qe gjoja i presin pas 25 prillit! Kjo ofensive tejet shqetesuese, per te cilen tanime flet i madh e i vogel ne Elbasan, ka arritur kulmin me masakren qe tashme e di gjithe Shqiperia! Eshte vrare nje qytetar autokton elbasanas dhe eshte plagosur nje punonjese policie.”

E ashpër në reagim ka qenë edhe deputetja Rudina Hajdari, njerëherësh kryesuese e listës së Nismës Thurrje.

Reagimeve për ngjarjen e paprecedentë katër ditë para zgjedhejve u është bashkuar edhe kreministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se dëshpërimi i humbësve nuk do t’i bëjë socialistët të humbasin qetësinë e as durimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *