E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 17 sekonda më parë
Video · Politikë

Bardhi në sulm: Ramavirusi po falimenton shqiptarët

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzoi qeverinë Rama se me mënyrën sesi po e menaxhon situatën e pandemisë po falimenton shqiptarët.

Për shkak të Ramavirusit, Shqipëria është vendi i fundit në rajon për ndihmën ndaj qytetarëve dhe biznesit. Edi Rama ka dhënë vetëm 41.5 milionë euro për 3 milionë shqiptarë, aq sa paguan 2 oligarkë tek Unaza e Re.

Sipas zyrtarit demokrat biznese dhe vendet e punës po mbyllen.

Gjendja është shumë e rënduar mga pandemia ekonomike, e shkaktuar prej një qeverie dhe kryeministri të dështuar. Bizneset po mbyllen dhe, bashkë me to, edhe vendet e punës.

Reklamë

Kemi humbur 10fishin e vendeve të punës, në krahasim me vendet e rajonit, që do të thotë më shumë varfëri, më pak zhvillim. Shqiptarët nuk e meritojnë të jenë për gjithçka të fundit vetëm se kanë një qeveri që i vjedh dhe i braktis në ditën më të keqe.

Më shumë video

Reklamë