Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi takoi këtë të enjte përfaqësues të biznesit në Elbasan.

 

Ai prezantoi programin elektoral të PD dhe premtoi se opozita do t’u qëndrojë pranë sipërmarrësve, shkruan “Vizion Plus”.

 

Bardhi tregoi rastin e një sipërmarrësi, Artan Halili, që ka krijuar një fabrikë për prodhimin e plastikës.

 

“U takova sot me Artan Halilin, i cili me shpirtin e sipërmarrjes ka krijuar një fabrikë e njësi prodhimi të plastikës, të tubave kryesisht, për t’u admiruar. Ka rreth 40 të punësuar, pra 40 familje elbasanase që jetojnë e sigurojnë mirëqënien përmes këtij aktiviteti. Artani si shumë të tjerë, në këto 8 vite ka ngecur në vendnumëro. Me të drejtë ngre shqetësimin e rënies së fitimit, të shtimit të vështirësive dhe ngrirjes së eksportit. Ai e pret me entuziasëm programin që kemi ne, për vendosjen e taksës së sheshtë 9 përqind, dhe për reduktimin e nivelit të sigurimeve në 18 përqind. Shpesh, prodhuesit e sipërmarrësit, kërkojnë që shteti vetëm t’i lërë rehat. Imagjino që ne duam të bëjmë më shumë. T’u gjendemi në krah që ata të rrisin fitimet, të shtojnë investimet, të përmirësojnë teknologjinë, të hapin vende të reja pune. Me 25 prill, sipërmarrja do të çlirohet. Biznesi në Elbasan do të marrë frymë. Shqipëria fiton! #ShqiperiaFiton🇦🇱✌️”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *