Më 30 gusht, Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi u ka dërguar një mesazh demokratëve, ku i vë në dijeni edhe për rendin e ditës. Kjo mbledhje do të mbahet para se të nisë sesioni i ri parlamentar, pjesë e së cilës do të jetë edhe opozita.

 

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:

  1. Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
  2. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
  3. Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.
  4. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.

Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *