Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi reagoi ashpër pasi kryeministri Edi Rama refuzoi planin e demokratëve për rimëkëmbjen e biznesit nga kriza e koronavirusit. Me anë të një postimi në “Facebook”, Bardhi akuzoi Ramën se nuk po mendon për qytetarët që nuk kanë mundësi të ushqehen.

 

“1 në 10 shqiptarë sot ushqehet vetëm 1 herë në ditë, por Edi Rama nuk do t’ia dijë. Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, refuzon propozimet realiste të PD për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë nga kriza e koronavirusit. Maskarallëk dhe krim më të madh nuk ka se të mos prekësh milionat që Edi Rama ka ndarë për Vilmën, inceneratorët dhe klientët e tij këtë vit me buxhetin e shqiptarëve në karantinë!”

 

Të dielën, kryetari i PD, Lulzim Basha propozoi një plan me tetë pika për të ndihmuar bizneset që të dalin nga situata e vështirë e krijuar prej koronavirusit. Por kryeministri Edi Rama e refuzoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *