Subscribe

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka dalë para medias për të sqaruar bazën statutore dhe arsyet për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike pasditen e së enjtes.

 

Pas akuzave të shumicës së anëtarëve të kryesisë se kjo mbledhje është e paligjshme, Bardhi ka shpjeguar të drejtën që I jep atij statute.

 

“Sot po komunikoj me ata 25 mijë që u shpallën mbështetës të Lulzim Bashës dhe e ata 50 mijë që u përjashtuan se nuk mendojne si Lulzim Basha se unë kam respektuar statutin.”

 

Aktualisht demokratët kanë 3 këshilla kombëtare; Këshillin Kombëtar të partisë së drejtuar nga Sali Berisha, Këshillin Kombëtar që I hapi rrugë zgjedhjeve të 29 korrikut, dhe Këshillin Kombëtar të zgjedhur në vitin 2021 kur çarja në PD nuk kishte ndodhur.

 

Gazment Bardhi nesër mbledh pikërisht këtë këshill  I cili është I regjistruar në gjykatë dhe pjesë e të cilit janë edhe mbështetës të liderit Sali Berisha.

 

“ Edhe unë jam tek lista e Këshillit të Berishës, edhe Basha, se jemi deputetë të PD. Unë di kush është përbërja e Këshillit Kombëtar të PD, nuk jam unë ai që cakton kush është anëtar i Këshillit e kush jo.”

 

Duke komentuar listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar  që figuron në faqen zyrtare të PD, Sekretari i Përgjithshëm Bardhi ka akuzuar Lulzim Bashën dhe kryesinë se ka përjashtuar nga Këshilli Kombëtar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga Lulzim Basha. Sipas, Bardhit argumenti që duhet të largohen nga PD të gjithë ata që kanë bërë fushatë për kandidatët e Berishes nuk qëndron, pasi edhe vete Basha ka bërë fushatë për ta.

 

“Unë kam një pyetje për Bashën, që është kandidati për kryetar. Cilin kandidat ka mbështetur Basha në vaun e dejës, do duhet ti’a thotë opinion publik, nëse nuk ja thotë do bëj publike komunikimin me SMS që kanë patur me Bashën. Basha ka mbështetur 3 kandidate të Berishës ne vaun e Dejës, Kurbin e Rrogozhinë. Ata që kanë mbështetur kandidatët e Berishës ti largojmë nga këshilli, Ndërsa zotin Basha ta bëjmë kryetar partie” 

 

Bardhi ka kritikuar edhe vendimin për të reduktuar anëtarësinë e PD nga 75 mijë anëtare në 25 mijë duke akuzuar Bashën se po përjashton çdo njeri që mendon ndryshe në parti

 

“Bëjmë një vendim anëtar i PD është vetëm ai që mbështet Bashën”

 

Bardhi shpjegoi se nuk do të paraqitet para komisionit të etikës, pasi është zgjedhur në kundërshtim me statutin

 

“Llogari sekretari i përgjithshëm i jep vetëm Këshillit Kombëtar të PD që mblidhet nesër dhe ftoj çdo koleg të marrë pjesë në mbledhjen legjitime.”

 

Në një kohë që përplasja mes Gazment Bardhit e Lulzim Bashës është bërë më e ashpër se asnjëhere më parë, duket se brenda PD do të hapet një beteje e re gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *