Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në 7 korrik.

 

Bardhi ka konfirmuar më herët se nuk do të marrë pjesë, ndërsa në një shënim në rrjetet sociale, ai sqaron se qytetarët shqiptarë kanë sot më shumë arsye për të protestuar kundër qeverisë.

 

Megjithatë, thekson Bardhi, ai do të jetë gjithmonë krah qytetarëve, por s’do të jetë kurrë krah një personi të shpallur non grata për korrupsion, duke iu referuar Sali Berishës.

 

 

“Shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar ndaj Qeverisë së korruptuar të Edi Ramës. Kam qenë dhe do jem gjithmonë krah qytetarëve, kërkesave të tyre legjitime, edhe pse s’më bashkon dhe sdo jem kurrë krah një personi të shpallur nongrata për korrupsion” shkruan Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *