Sekretari i Përgjithshëm i PD , Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të bëra më herët nga ish kryeministri Sali Berisha i cili ndodhej në Patos.

 

Bardhi thekson se sulmet e Berishës kundër demokratëve janë të padenja, por fatmirësisht, të padëmshme. Sipas tij, asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk e ndryshon dot faktin se demorkatët kanë zgjedhur të ardhmen,

 

“Sulmet e Sali Berishës kundër demokratëve janë të padenja, por fatmirësisht, të padëmshme. Ato mbeten mashtrime të një politikani me karrierë të mbaruar dhe të mbyllur me turp! Agron Kapllanaj është një nga demokratët më të votuar dhe më të respektuar në zonën e Fierit.

 

Agron Kapllanaj ka zgjedhur PD dhe demokratët, prandaj sulmohet paturpësisht nga Sali Berisha. Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk e ndryshon dot faktin se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, jo hallin e tij personal. Demokratët po e braktisin dita ditës.

 

Se me kë po i ndërton pallatet Edi Rama dhe Erion Veliaj tek 5 Maji, Sali Berisha duhet të pyesë familjarët e tij. Kush është miku trafikant droge në Spanjë që në kundërshtim me ligjin ka fituar tenderin e rindërtimit nga Erjon Veliaj? Pse e fsheh Sali Berisha me mashtrime? E vërteta që do të dal shumë shpejtë është aq e dukshme, sa shpifjet e Sali Berishës nuk e mbulojnë dot”, shkruan Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *