Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kritikon kryeministrin Edi Rama se në vend që t’i informojë qytetarët lidhur me testimet, flet për dënime me burg.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Bardhi shprehet se vend që të ndihmojë bizneset që të mos mbyllin vendet e punës, kreu i qeverisë krenohet me gjobat që i vendos popullit. Sipas tij, gjoba dhe burgi janë të vetmet opsione të Ramës për qytetarët.

“Ka 7 vjet që u tregon shqiptarëve burg dhe gjoba dhe vazhdon ta bëjë edhe tani, kur qytetarët nuk kanë siguri as për shëndetin, as për punën, as për bukën e gojës. Në vend të testimeve, siç bën bota, Edi Rama flet për burg. Në vend të ndihmojë realisht bizneset që të mos mbyllin vendet e punës, Edi Rama krenohet me gjobat që i vendos popullit. Gjoba dhe burgu është alternativa e vetme që ka Edi Rama për qytetarët. Lekët janë për oligarkët e koncesioneve”, shkruan Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *