Subscribe

Gazmend Bardhi therriti deputetet demokrate ne nje takim diten e marte me synimin per te unifikuar forcat ne parlament ne sesionin e ri parlamentar.

 

Kete te hene ne nisje te seances plenare , Bardhi foli per u ndal per te komentuar kete iniciative, duke iu pergjigjur interesimit te gazetareve.

 

Ai tha se Shqiperia k nevoje per nje opozite funksionale.

 

“Cilido deputet qe e ndjen veten opozitar le te vije ne takimin e te martes. Roli im eshte te unifikoj te gjithe deputetet ne nje qendrim”, u shpreh mes te tjerash Bardhi.

 

Ai shtoi se edhe Basha eshte i ftuar ne takimin ne rast se ka ambicie per te qene kryetar i grupit parlamentar te PD.

 

“Kam thirrur ne takim te gjithe deputetet e koalicionit Aleanca per Ndryshim e vitit 2021.  Patjeter edhe Basha eshte i ftuar ne mesin e 59 deputeteve qe  e kane kete ftese. Le te vije ne rast se ka edhe ambicie per te qene kryetar grupi”, u shpreh Gaz Bardhi.

 

Demokratet jane çare ne tre fraksione ne parlament. Njeri eshte grupi i Berishes, tjetri grupi i Bashes dhe nje tjeter grup eshte ai i Bardhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *