Subscribe

Kreu i Grupit Parlamentar tëPd-së, Gazment Bardhi së bashku me deputetët Flamur noka, Bledion Nallbati dhe Sorina Koti kanë zhvilluar një takim me demokratët e Devollit.

Bardhi dha mesazhe përbashkimi dhe bëri thirrje që më 20 shkurt, në ditën e protestës së thirrur nga PD-ja, të dalin kundër qeverisë.

“Këtë javë ka dy lajme të mira, që lidhen me bashkimin e PD dhe bashkimin e opozitës të premten, si kërkesë dhe dëshirë i çdo anëtari të PD. Jam i bindur se dhe ju ndani të njëjtin mendim me mua, që ndoshta dhe për gabime të lidershipit të PD, me përçarjen tonë, ua shtuam vështirësitë. Ju luftuat me kryetarin dhe kandidatin tonë këtu për zgjedhjet vendore, ishit të bashkuar rreth kandidatit dhe ditët që të rezistonit. Shoh këtu vendosmërinë tuaj për të vijuar dhe për mos t’u dorëzuar, por për të fituar zgjedhjet. Këtë entuziazëm që gjejmë në Devoll ta shtrijmë në gjithë vendin”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, Flaumr Noka tha se qeveria ka mbijetur duke vjedhur votën e shqiptarëve. Ndaj dhe ai, njësoj si Bardhi, i kërkoi demokratëve që të bashkohen më 20 shkurt dhe të dalin në protest.

“Po shikoja që nga Cërrava deri këtu tezga rrugës dhe banorë të fshatrave për të shitur diçka. Kjo është qeveria më e keqe që ka pasur Shqipëria- këto fjalë dëgjova nga fermerët. Këto fjalë i ndjen kudo në çdo fshat të Shqipërisë, apo çdo qytet. Si shpjegohet që ju e shani këtë qeveri, por ajo ka fituar. Një banor tha; ne nuk votojmë, se votat tona vidhen. Kjo tregon se e keqja në Devoll dhe gjithë Shqipërinë, bazohet te akti i vjedhjes së votës, ndaj ka mbijetuar kjo qeveri. E gjithë fillon dhe mbaron te vota e lirë. Qytetarët u ndodhën para një presioni, shantazhi nga ana e pushtetit. Ju devollinjtë provuan se çfarë ishte dhuna nga pushteti. Ju e patë se ata bënë gjithçka, të mbajnë pushtetin me forcë.

Sot kemi një rreze shprese, që buron te kërkesa juaj për t’u bashkuar dhe për të qenë bashkë. Kjo është një dritë e madhe në tunelin me errësirë. Përpos bashkimit tonë, ne me kërkesën tuaj të kahershme luftuam si përfaqësuesit tuaj dhe arritëm që të bashkojmë dhe opozitën. Kemi krijuar një forcë të madhe rezistence, të cilës do t’i bashkohet faktori shqiptar”, tha Noka./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *