E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Bardhi dhe Boçi bëhen bashkë në Elbasan, takime me strukturat e PD-së: Do mundim Ramën, qytetarët të na bashkohen në protestë!

Mesazhet e bashkimit të demokratëve këtë të shtunë sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi i përcollën nga Elbasani. Bardhi ftoi edhe demokratet e drejtuar nga Lulzim Basha që të ndërgjegjësohen dhe të bëhen bashkë me ta në luftën ndaj qeverisë.

“Ka një pjesë të vogël prej nesh se mendojnë akoma se rruga e bashkimit nuk është rruga e duhur, nuk duhet tu flasim atyre as me mllef, as me inat, ata janë miqtë dhe shokët tanë që bashkë me ne, kanë bërë beteja. Ne kemi detyrë t’i ndërgjegjësojmë se përçarja nuk është rruga e duhur jo vetëm për PD, por as për Shqipërinë.”

Reklamë

“Veç PD do të bashkojë të gjithë opozitën dhe do të bëhemi të gjithë bashkë për tu përballur me këtë të keqe të madhe.”

Duke i ftuar të gjithë qytetarët në protestën e 20 shkurtit, Noka tha se një nga arsyet pse duhet protestuar është drejtësia e re, e cila sipas tij është politike dhe godet vetëm në radhët e opozitës.

“Dje në SHBA u dënua për aferën shqiptare McGonigal. Po cila ishte afera shqiptare? U dënua sepse atë e korruptoi Edi Rama, Dorian Duçka dhe sigurmsi Neza për të vrarë dhe likuiduar opozitën dhe për të shpallur non grata Sali Berishën. Atje u dënua, por këtu deri më sot nuk ka asgjë të zbardhur sepse nuk mundet Dumani i partisë të hetojë shefin e tij.”

Një opozitë e bashkuar që proteston, sipas Bardhit dhe Nokës, do të çojë Partinë Demokratike drejt fitores në zgjedhjet parlamentare të 2025./vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë