E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Bardhi dëshmon për “babalen”, pyeten edhe prokurori Hajdarmataj dhe gazetari

Gazment Bardhi u paraqit vetë si dëshmitar në gjyqin për audio përgjimin fals ndaj vëllait të ish ministrit të brendshsëm Fatmir Xhafaj duke shmangur shoqërimin me forcë.

 

Sekretari përgjithshëm i PD mes tensioneve iu përgjigh pyetjeve të prokurorëve duke theksuar se nuk kishte dijeni për materialin e mbërritur në zyrat e partisë, por sipas tij ai audio përgjim solli vetdorëzimin e Agron Xhafës i dënuar në itali për trafik droge.

 

Reklamë

 

Në këtë seancë dëshmoi edhe prokurori i krimeve të rënda Besim Hajdarmataj i cili pranoi se ka pritur në zyrë Albert Veliun i njohur ndryshe si “ babalja ”.

 

Hajdarmataj në cilësin e drejtuesit te prokurorise ne ate kohe tha se i ka kërkuar verbalisht një drejtori të shërbimit informativ shtetëror të kryejë verifikimin e këtij shtetasi që i kishte treguar për një sasi droge që do të trafikohej nga disa persona mes tyre dhe Agron Xhafaj, ben te ditur Vizion Plus.

 

 

Ne senacë dëshmoi edhe gazetari Ylli Rakipi ndërsa prokuroria lexoi deklarimet e Agron Xhafës i cili është shprehur se e njihte albert veliun dhe i kishte dhëne para borxh por jo të ketë biseduar për trafik droge.

 

Pas hekurave për audio përgjimin vijon të jetë Fredi Alizoti i cili imitoi zërin e Agron Xhafajt ndërsa Albert Veliu si njohur si babalja apo “dëshmitari X” ka kërkuar azil në Belgjike, raporton Vizion Plus.

 

 

Nën akuzë për kallzim tuë rremë janë edhe ish deputeti i PD, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.

 

Më shumë video

Reklamë