E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bardhi: Buxheti i 2025 ka zero rritje për pensionistët, Rama kujtohet për ta vetëm në zgjedhje

Ilustrim · Vizion Plus

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi në fjalën e tij në Kuvend gjatë diskutimeve për miratimin e buxhetit 2025 se Rama kujtohet për pensionistët vetëm në zgjedhje, pra 1 herë në 4 vite,

Bardhi është shprehur se buxheti i 2025 ka zero rritje për pensionistët.

Gazmend Bardhi shtoi se statistikat tregojnë që kemi një ulje me 8 % për bonusin e funvitit të të moshuarëve.

 Bardhi: Nuk ka asnjë surprizë, erdhi këtu duartrokiti veten, nuk tha asgjë për shqiptarët. Ne kemi ngelur ashtu siç ka qenë në buxhetin e tij të parë. Buxheti i ardhshëm për pensionistët ka 0 lekë rritje. Madje nuk guxoi as të përmendte fjalën rritje. Rama kujtohet për pensionistët njëherë në katër vite. Mendon se do të mashtrojë pensionistët me atë që quhet bonus i fundvitit. Çdo vit në çdo rajon ka bonus fundvitit, kurse zotëria e bën një herë në katër vite. Mendon se me këtë politikë do të gënjejë shtresën më në nevojë, shtresën e pensionistëve. Një kryeministër përgjegjshëm mjafton të bëjë atë që bën kryeministri i Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë Hercegovinës. Absolutisht nuk po i bën asnjë vlerë pensionistëve, ua jep bonusin një herë në katër vite. Pensionistët presin të kenë pension mesatar si në rajon. Ai tha se bonusi që do japim në fundvit sjell një rritje të pensioneve me 9%, por sot që flasim, statistikat tregojnë se kemi një ulje me 8 %. Pra, jo vetëm që nuk kanë përfituar, por marrin edhe më pak që kur ai zotëria është ulur në atë karrige. I ftoj qytetarët të arsyetojnë se çfarë duhet bërë me një kryeministër që në mandatin e tij të tretë nuk ju thoteë pensionistëve që do ju rris pensionin. Ai vjen këtu dhe tallet me prindërit e secilit prej nesh, me pensionistët e gjithë Shqipërisë. /vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh