Subscribe

Konferenca e Kryetarëve nuk gjeti konsensus për kalendarin dhe programin e punës së Kuvendit që nis punimet më 4 shtator.

 

Gazment Bardhi nga opozita u shpreh se pavarësihst se partia demokratike është e përcaë, përballë  regjimit’ të Edi Ramës ajo duhet të jetë e bashkuar.

 

 “E rëndësishme është çfarë bën shumica e deputetëve, ne s’kemi nevojë për ndasi, por për bashkim forcash. Kush vendos të vazhdojë lojën e gëc mëceve, do të thotë se nuk është anëtar i opozitës.”

 

Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha ai e konsideroi nul.

 

“Nuk e ndjek faqen e  tij të Facebook-ut, nesër nuk ka Kuvend Kombëtar të PD. Ai thirret sipas statutit”

 

Ndërkohë, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, bëri thirrje për bashkëpunim me faktorët opozitarë.

 

Kuvendi tashmë është një vend ku do punohet me ritëm të përshpejtuar, kështu që kushdo nga kolegët e opozitës që është gati të pranojë këtë axhendë ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta.”

 

Socialistët kërkojnë që si shumica ashtu edhe opozita të fokusohen më shumë tek agjenda politike në funksion të integrimit në BE.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *