Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar përgjigje për një sërë pyetjesh nga avokatët e ish zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj, gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e tij.

 

Ai ka thënë që palës mbrojtjëse nuk i duhet më shumë kohë, pasi Ahmetaj nuk është prezent në Shqipëri për të bashkëpunuar me drejtësinë. Në të njëjtën kohë, Bardhika pyetur përfaqësuesit ligjor nëse sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka qenë prezent me Ahmetajn në udhëtime me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.

 

“Nëse klienti juaj do ishte prezent, do bashkëpunonte dhe përballej me drejtësinë, mund të kishim qenë mirëkuptues për me shumë kohë për mbrojtje. Por klienti juaj ka ikur jashtë vendit ditën që është kërkuar arrestimi. Kritikuat prokurorinë pse e ka shtrirë hetimin duke nisur që në vitin 2004. Ky lloj hetimi i pasurisë së zyrtarëve duhet të bëhet për të gjithë politikanëve. Akuzat nuk kanë natyrë politike, por për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Pse jeni ju kunder kontrollit të pasurisë dhe shtrirjes se hetimit që nga 2004? Keni ju prova për ligjshmërinë e kësaj pasurie? Pse ka genjyer Ahmetaj për raportin me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton? A rezulton që në udhetime njelloj si Ahmetaj me keta dy persona, ka qene edhe Damian Gjiknuri? A e konfirmoni ju kete?”, eshte shprehur Bardhi.

 

Pala mbrojtëse theksoi se Ahmetaj ndodhet jashtë Shqipërisë për arsye familjare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *