Bardh Spahia nuk shkon në sallë, Gjykata ndërpret seancën ndaj ish deputetit

Gjykata e Apelit në Shkodër ka ndërprere seancën për rivlerësimit e masës së sigurisë ndaj ish deputetit demokrat Bardh Spahia.
Ky vendim u mor pasi Spahia nuk ka qënë prezent ne sallën e gjyqit.
Ish deputeti u la në masën “arrest shtëpie” pak ditë më parë, pasi u ndalua për sulmin që iu bë KZAZ-së në Shkodër ku u dogjen madje edhe materialet zgjedhore brenda një shkolle.
Gjykata e Apelit në Shkodër do të kërkoje informacion nga drejtoria e policisë së Tiranës nëse Bardh Spahia ( që jeton në Tiranë) dp të shoqërohet drejt sallës së gjykatës apo jo.
Megjithatë avokatet e tij mbrojtës I bënë të ditur gjyqtarëve se klienti I tyre ka dijeni për seancën dhe nuk do të jetë I pranishëm pasi I ka dhënë të drejte avokateve të vet që të bëjnë mbrojtjen ligjore.
Trupa e gjyqtareve vendosi qe seanca te shtyhet per ne oren 14:00




