E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Bardh Spahia lirohet nga burgu

Forcat speciale nuk janë larguar ende nga shkodra.

Mengjesin e së shtunës ato kishin rrethuar gjykatën e cila do të caktonte masat e sigurise per te ndaluriarit që “shpërthyen” dhe i vunë zjarrin KZAZ-s, mes tyre edhe ish deputeti demokrat Bardh Spahia.

Në qytetin verior kishin udhëtuar nga Tirana edhe ish deputete te tjerë e simpatizantë demokrat, të cilët së bashku me kryebashkiaken Voltana Ademi kërkonin lirimin e të ndaluarve.

Gjykata vendosi të liroi nga qelia Spahine duke caktuar për të masën e sigurisë arrest ne shtepi ndërsa ish deputeti e cilësoi arrestimin e tij politik. Para gjykatës ai u shpreh se kishte shkuar pranë KZAZ për të qetësuar situatën.

Ndërkohë për 2 policët bashkiak të arrestuar, gjykata vendosi arrest me burg me afat 30 ditë. Për 2 simpatizantë demokrate të tjerë të ndaluar gjykata vendosi arrest ne shtepi ndersa një një tjetër detyrim paraqitje.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video