E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Barcelonë, zjarr në skenën e festivalit

Ilustrim · Vizion Plus

Te paktën 22 mijë persona janë evakuuar si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu skenën gjatë një festivali muzikor në Barcelonë. Turma e frikësuar braktisi skenën gjigande të festivalit “Tomorrowand” i cili në të njëjtën kohë ishte në lidhje direkte me skenën kryesore të te njëjtit event qe po zhvillohej edhe në Belgjikë.

 

Autoritetet ndihmuan turmën e madhe të njerëzve që të largohej me shpejtësi, dhe raportojnë se nuk ka të lënduar. Ata po vijojnë hetimet për të gjetur shkaqet e rënies së zjarrit.

 

Por, disa zyrtarë janë shprehur se flaket mund të jenë shkaktuar edhe si pasojë e fishekzjarrëve të përdorura gjatë shfaqjes.

 

Videot e zjarrit janë përhapur gjerësisht në rrjetet sociale. “Tomorrowland” është një nga festivalet më të famshme ku mijëra të rinj mblidhen për të festuar për disa ditë rresht nën tingujt e dixhejve më të mirë në botë.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh