Subscribe

Një ditë pas sulmit të përgjakshëm në sheshin e njohur Las Ramblas, ku humbën jetën 14 persona dhe mbi 100 u plagosën si pasojë e një sulmi terrorist me furgon, qindra vendas dhe të huaj kanë marshuar në rrugët e Barcelonës dhe sheshin qendror, për të treguar se nuk kanë frikë.

 

Ata kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave, ndërsa autoritetet kanë shpallur 3 ditë zie kombëtare. Viktimat dhe të plagosurit mësohet se janë nga 18 shtete të ndryshme të botës, mes të cilëve edhe nga vendet fqinje Greqia, Maqedonia dhe Italia.

 

Dhjetëra të tjerë kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule në përkujtim të viktimave, më e vogla prej tyre një vajzë vetëm 3 vjeç.

 

Policia njofton se 15 prej të plagosurve janë në gjendje shumë të rëndë.

 

Ndërkohë, autoritetet spanjolle kanë vënë në pranga një 18 vjeçar i identifikuar si Driss Oukabir, si të dyshuarin kryesor i cili kishte marrë furgonin me qira dhe ishte i pranishëm gjatë sulmit.

 

Por, Driss Oukabir, i vërteti, 28-vjeç është dorëzuar në stacionin e policisë, duke deklaruar se vëllai i tij, 18 vjeç, i kishte vjedhur dokumentet.

 

Sulmuesi I vërtetë quhet Moussa Oukabir dhe jeton në Barcelonë.

 

Ndërkohë mediat shkruajnë edhe për dy persona të armatosur që u arrestuan, pasi u fshehën në një restorant pranë zonës ku ndodhi sulmi.

 

Ende nuk ka asnjë informacion për identitetin e tyre.

 

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e së enjtes. Me anë të një njoftimi në internet, agjencia e lajmeve të ISIS shkruan se sulmi i së enjtes u krye nga ushtarë të shtetit të vetëshpallur Islamik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *