E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 58 minuta më parë
Sport

Barcelona vuan ndaj Hueskës, vendos një gol i De Jong

Barcelona fitoi mes vuajtjesh mbrëmjen e të dielës teksa mundi me rezultat minimal Hueskën në transfertë.

Skuadra e Kuman i është  mjaftuar një goli të  De Jong për të marrë tre pikë të rëndësishëm dhe për nisur vitin më një  fitore.

Edhe pse shumë raste të shpërdoruara në pjesën e parë , rezultati u zhbllokua në minutën e 27 .Një kombinim i bukur i  Messit, që gjeti të lirë  holandezin De Jong, më këtë të fundit që pa shumë vështirësi dërgoi  topin në rrjetë.

Pas këtij goli , Barcelona sërish nuk u dorëzua dhe provoi disa herë për golin e sigurisë, por dy herë portieri bëri heroin duke mbajtur në lojë skuadrën e Huesëkës.

Reklamë

Në  pjesën e dytë vendasit provuan disa herë të barazonin ndeshjen por gardiani i portës Ter Shtegen ishte në vendin e duhur .

Një fitore e rëndësishme kjo për Barcelonën që regjistron fitoren e 8 në 16 ndeshje dhe pozicionohet në vendin e 5 në kuotën e 28 pikëve , 10 pikë nga Atletiko Madrid i vendit të parë .

Vazhdo të lexosh

Reklamë