E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Barcelona vetëm 2 pikë larg kreut, Katalanasit fitojnë në Sevilla, gara për titullin në Spanjë më e fortë se kurrë

Më e fortë se kurrë gara për titullin kampion në La Liga.

Barazimi në derbin e Madridit, favorizoi këtë fundjavë Barcelonën e cila falë suksesit 4 me 1 kundër Seviljes, tanimë është vetëm 2 pikë larg nga Reali kryesues, dhe 1 pikë larg nga Atletiko i vendit të dytë. Start i ndeshjes shumë i mirë i katalanasve në Ramon Sanchez Pizuan, teksa Levandovski shënoi golin e avantazhin pas një shërbimi të Martinez.

Reklamë

E megjithatë avantazhi mik zgjati vetëm një minuta pasi Vargas ekuilibroi shifrat.  Pak më vonë vendasit pretendojnë për një penallti, ndërsa Barcelona tronditet nga dëmtimi i  qendërmbrojtësit Araujo.

Në një pjesë të parë pa shumë raste, vetëm fundi do të dhuronte emocione teksa akrobacia e bukur e Lukebakios u ndal nga Shcezni. Nisja e pjesës së parë i buzëqeshi miqve të cilët shënuan golin e  avantazhit me anë të sapofuturit në fushën e lojës Fermin Lopez. E nuk përfundon me kaq, pasi në të 55 Rafinja i çoi shifrat ne 3 me 1 duke i dhënë siguri të madhe Barcelonës. Në të 60 Fermin Lopez deri në atë moment një engjëll për katalanasit, kthehet në djall pasi mori karton të kuq dhe lë skuadrën e  tij me 10 lojtarë.

Mirëpo Sevilja nuk përfiton nga ky e jo vetëm por pëson edhe golin e katërt nga Erik Garsia. Pas katër rezultatesh pozitive radhazi. Sevilja kthehet tek humbja është vetëm 6 pikë larg zonës së ftohte. 48 pikë për Barcelonën pas 23 ndeshjesh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë