Barcelona dhe Celta Vigo janë dy skuadrat e para qe  prenë biletat per ne gjysmëfinalet e Kupës se Mbretit ne Spanje, jashtë Atletiko e Madridit. Ne Kamp Nou katalanasit fituan nje tjetër ndeshje përballe Atletik Bilbao, ketë radhe me rezultatin 3-1. Por basket surprizuan jo pak, kur ne minutën e 12 Injaki Uiliams kaloi ne avantazh skuadrën e tij, duke rikthyer shpresat per kualifikimin. Rezultati momentalisht ishte i barabarte, por me skuadrën e Luis Enrikes qe vazhdonte me tej pas fitores 2-1 ne San Mames. Gjithsesi Barcelona përmbysi gjithçka ne pjesen e dyte. Fillimisht Luis Suarez barazoi shifrat ne minutën e 53. 9 minuta nga fundi Pike kaloi për here te pare ne avantazh vendasit, ndërsa kur gjithçka kishte përfunduar, Neymar me nje gjuajtje mjeshtërore vulosi shifrat 3-1 ne minutën e pare te shtesës. Befasi ne Vicente Kalderon, ku jashtë çdo parashikimi Atletiko e Madridit humbi 2-3 ndaj Celtes, duke mbyllur ne ketë faze aventurën ne Copa Del Rey. Miqtë gjeten rrjetën te paret ne minutën e 22 me Pablo Hernandez, por madrilenet barazuan menjëherë 7 minuta me vone me francezin Grizman. U duk se gjithçka do te kthehej ne favor te skuadrës se Diego Simeones, por ne 18 minutat e para te pjesës se dyte Celta befasoi me dy gola. Ne minutën e 56 me nje goditje fantastike Guideti kaloi per here te dyte ne avantazh galicianet. Vendasit reaguan me traversën e Angel Correa, por ne minutën e 64 Celta shënoi edhe golin e trete me ane te Pablo Hernandez. Ne minutën e 81 Correa ngushtoi diferencën, gjithsesi rrjeta e argjentinasit ishte shume pak qe El Cochoneros te përmbysnin shifrat ne ketë mbrëmje te erret. Sonte ne platformën tring do te transmetohen dy ndeshjet e tjera çerekfinale te Kupës se Mbretit,   Mirandes – Sevilla dhe Las Palmas – Valencia.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *