Barcelona, Sevilla dhe Espanjol ishin tre skuadrat e fundit qe prenë biletat per ne çerekfinalet e Kupës se Mbretit ne Spanje, një eksluzivitet i platformës Tring. Ne Kamp Nou katalanasit qe vinin nga një barazim 1-1 ne sfidën e pare, shpartalluan 5-0 ne takimin e kthimit te 1/8-ve Celta Vigon.

 

Nje ndeshje qe nuk u vu per asnjë çast ne diskutim nga mbajtësit ne fuqi te trofeut, te cilët gjeten golin e pare qe ne minutën e 13 me Lionel Mesi. Dy minuta me vone përsëri bashkëpunimi Jordi Alba – Lionel Mesi me ketë te fundit qe dyfishoi rezultatin. Ne minutën e 28, ylli argjentinas i ktheu borxhin mbrojtësit i cili realizoi golin e trete. Mbrojtja e Celtes ne nje situate dramatike pa arritur t’i beje balle furisë vendase,  u detyrua te lëshoje përsëri tre minuta me vone kur Luis Suarez realizoi golin e katërt.

 

Rezultati përfundimtar u vulos 3 minuta me vone me Rakitic, i cili me koke shënoi golin e peste për Barcelonën. Ne Ramon Sanchez Pizuan, Sevilja e teknikut Montela arriti nje tjeter fitore ndaj Kadiz, kete here 2-1. Andaluzet zhbllokuan shifrat ne minutën e 31 me Ben Yeder përpara se Correa me fillimin e pjesës se dyte te dyfishonte rezultatin. Goli i nderit per skuadrën e kategorisë se dyte u shënua nga Alvaro Garcia ne minutën e 86-te.

 

Surpriza erdhi nga Ciudad De Valencia, ku Levante edhe pse kishte fituar 2-1 ne fushën kundërshtare ne sfidën e pare, u mund ne kthim ne shtëpi 0-2 nga Espanjol me keta te fundit qe vazhdojnë aventurën ne Copa Del Rey.

 

Te dy golat per skuadrën nga Barcelona u shënuan ne pjesën e pare. Fillimisht Leo Babtistao realizoi golin e pare, ndërsa Gerard Moreno ne minutën e 34 dyfishoi rezultatin qe nuk ndryshoi deri ne fundin e takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *