28 gola, spektakël, emocione dhe surpriza qe ne javën e pare te fazës ne Uefa Champions League. Ne supersfiden e mbrëmjes, Barcelona u hakmorr ne mënyrën me te mire te mundshme për ate eliminim te sezonit te kaluar,  duke shpartalluar ne Kamp Nou Juventus, ne sfidën e vlefshme per grupin D.

 

Rezistenca e zonjës se vjetër zgjati pothuajse nje pjese loje, duke u shfaqur ne te dytën pa grinte dhe ekuilibër. Heroi i mbrëmjes Lionel Mesi autor i një dopiete, nje asisti dhe nje shtylle per katalanasit. Argjentinasi zhbllokoi shifrat ne fundin e pjesës se pare, ndërsa ne te 56 i takoi Rakitic te dyfishonte shifrat. Ne minutën e 69 Leo Mesi arriti te mposhte edhe njëherë macen e zeze Bufon, duke konfirmuar ne mënyrën me te mire startin e nje sezoni super.

 

Ne takimin tjetër, Olimpiakos i Besnik Hasit e nisi ne mënyrën me te keqe sezonin, teksa u mund ne Kariaskaqi 2-3 nga Sporting i Lisbonës. Përballe nje mbrojtjeje inekzistente, portugezet arritën ta dërgojnë tre here topin ne rrjete me protagonist Dumbia, Gelson, Martins dhe Brunos Fernandes. Reagimi i kampioneve te Greqisë ishte shume vone, duke e bere te pavlefshme dopieten e Pardo ne minutat 89 dhe 94.

 

Chelsea e nisi me këmbe te mbare sezonin e ri ne Champions, duke shpartalluar ne Stamford Brixh Karabag 6-0. Pedro zhbllokoi qe ne minutën e 5 rezultatin, Zapakosta shënoi supergolin e mbrëmjes përpara se te linin shenje ne ketë ndeshje edhe Azpilikueta, Bakajoko, Batashuaji dopiete. I vetmi rezultat qe nuk prodhoi gola ishte sfida tjetër e grupit C ne Olimpiko mes Romes dhe Atletiko Madrid.

 

Fitore edhe per dy pretendentet e grupit B. Bajern fitoi 3-0 ne Mynih ndaj Anderlehtit me gola te Levandovski me penallti, Tiago Alkantara dhe Kimich. Ndërkohe Paris Sg shpartalloi Celltic ne Gllasgou 5-0, ku edhe njëherë doli ne pah treshja Neymar, Mbape dhe Cavani. Debutim me fitore edhe per Manchester United te Hoze Murinjo qe mundi ne Old Traford 3-0 Basel te Taulant Xhakes. Felaini qe zëvendësoi Pogba te dëmtuar rezultoi vendimtar përpara se te shënonin edhe Lukaku e Rashford.

 

Rezultati me surprize erdhi nga Da Luz, ku ne sfidën tjetër te grupit A, Benfika u mund nga Cska 1-2. Edhe pse shqiponjat shënuan te paret me Severovic nuk arritën te administronin rezultatin, duke pësuar dy gola me Vitnjo dhe Zhamaletdinov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *