E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Barcelona “rrëshket” në Almeria, diferenca nga Reali tani +7 pikë

Barcelona shpërdori një rast të artë për të çuar në +10 diferencën nga Reali ndjekës në kampionatin spanjoll.

 

Katalanasit u mundën në mënyrë surprizë 1 me 0 në transfertë nga Almeria, në javën e 23 të La Ligës.

 

Reklamë

Ndeshja u vendos nga një gol i Ture në minutën e 24.

 

Miqtë nuk arritën të ishin kurrsesi kërcënues në pjesën e parë, ndërsa në të dytën 2 momente të Rafinjes nuk mjaftuan që skuadra e Cavit të shmangte humbjen e dytë në këtë kampionat.

 

Nga ana tjetër, të zotët e shtëpisë morën 3 pikë të çmuara në luftën për mbijetesë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë