Barcelona i është kundërpërgjigjur me se miri Realit te Madridit dhe ka fituar derbin e qytetit kundër Espanjolit me rezultatin 3-0. Ne stadiumin Kornellia El Prat ka qëndruar gjate 0-0, madje edhe me raste te mira per vendasit bardheblu. Por Blaugranat ne pjesën e dyte zhbllokojnë shifrat ne te 50 me Luis Suarez qe ka shfrytëzuar me se miri nje gafe te pafalshme te mbrojtjes vendase. Pas golit ka qëndruar serish gjate ne te njëjtat shifra dhe me raste nga te dy krahët. Por ne te 77 është Mesi qe nxjerr bosh brenda zonës kroatin Rakitic qe nuk fal 0-2.10 minuta me pas është serish nje gafe tjetër e mbrojtjes qe shfrytëzohet përsëri nga uruguaiani Suarez,  qe i çon shifrat ne 3-0. Barcelona rimerr kryesimin me 81 pike te barabarta me Realin qe ka nje ndeshje me pak per te luajtur kundër Celta Vigos. Te dy skuadrat ndiqen nga Atletiko e Madridit me 71 pike qe fitoi kundër Las Palmas 0-5 ne transferte. Ne pjesën e pare brenda 18 minutave dy here Gameiro dhe nje here Saul Nigez i lanë shpejt hesapet me vendasit, ndërsa ne fund shënuan edhe Thomas dhe Torres, duke i çuar shifrat ne 0-5.

 

Bajerni i Mynihut ka shkatërruar me rezultat tenistik 6-0 ne transferte ujqit ne Volfsburg dhe ka rrëmbyer titullin e 26 kampion te Gjermanisë dhe te 5 rresht, duke vendosur nje rekord te paarritur nga askush me pare. Ne Volfsburg vendasit rezistuan vetëm 19 minuta deri kur austriaku Alaba realizoi ne mënyre perfekte nga nje goditje denimi. E majta e Alabes e çon topin ne rrjete megjithëse ai u prek me gishta nga portieri Kasteels. Ky i fundit shpëtoi ne mënyre te mrekullueshme dy here portën përpara se te vije moment i Levandovskit qe te shënoje golat e tij me numër 27 dhe 28 ketë sezon, duke vijuar duelin ne distance me Aubamejang qe mbeti ne kuotën 27. Ne pjesën e dyte është radha e Roben Myler dhe Kimich te çojnë shifrat ne 0-6 te ndihmuar edhe nga dalja me karton te kuq e brazilianit Luiz Gustavo. Me pas është festa e titullit te 5 e para për Karlo Ancelotin qe përpiqet te zbusë sadopak dhimbjen e mospermbushjes se objektivave te tripletes gjate këtij sezoni. Gjithsesi titulli kampion tre jave përpara përfundimit nuk është diçka e lehte, por jo e parealizuar me pare nga Bajerni.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *